Thomas Strakosha po jeton muajt e fundit te Lazio, në Serinë A. “Gardiani” shqiptar dhe drejtuesit e klubit bardhekaltër nuk kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit, kështu që lamtumira e portierit të Kombëtares Shqiptare nga skuadra laziale duke e sigurt.
Për ta vërtetuar këtë, mediet italiane raportojnë se Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios prej kohësh është vënë në kërkim të zëvendësuesit të Strakoshës, madje e ka gjetur atë.
Bëhet fjalë për portierin e PSG-së, Sergio Rico, që pas mbërritjes së Donnarummas në Paris k përfunduar portier i tretë.
Një nga përfaqësuesit e spanjollit ka udhëtur drejt Romës ditët e fundit për t’u takuar me Taren, që e ka bërë të qartë se dëshiron blerjen e “gardianit”, por me çmim poshtë 10 milionë euro.
Tashmë pritet përgjigjja përfundimtare e klubit francez.