Reagimi i kryetarit të Ferizajt

Futboll

Reagimi i kryetarit të Ferizajt

Më: 29 prill 2022 Në ora: 11:51
Lulzim Abazi

Klubi i Ferizajt ka siguruar sot plasmanin në Superligën e Kosovës si kampion i Ligës së Parë në Grupin B.

Ferizajasit kanë siguruar titullin e kampionit në Grupin B tre ndeshje pa përfunduar sezoni i rregullt, dhe tani pas sigurimit të biletës drejt Superligës, ka reaguar edhe kryetari i klubit Lulzim Abazi.

Përmes një komunikate në faqen zyrtare të klubit, Abazi uroi klubin e tij dhe tifozët për plasmanin në Superligën e Kosovës.

"FC “Ferizaj” në Superligë

Sot, fusha e blertë e futbollit në Kosovë, ka Kampionin e Ligës së Parë dhe tashmë zyrtarisht ekipin e ri të Superligës së Kosovës.

Është klubi ynë i zemrës, FC “Ferizaj”, rezultat i përpjekjes që drejtuesit e Klubit dhe futbollistët fantastik, e bën dhe vazhdojnë ta bëjnë më së miri.

Ky rezultat, ky nivel i ri i futbollit ferizajas, nuk u arrit me premtime boshe, u arrit me djersë, punë, angazhim, inkurajim e përpikmëri.

Po ngjitemi e do të vazhdojmë të ngjitemi në krye të tabelës, energjik e të vendosur si asnjëherë më parë.

Urime Ferizaj!

Urime futbollistë e futbolldashës!

Urime tifozerisë “Ujqit”

E mbara na priftë!", shkruan Abazi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat