Kampionati Kombëtar i futbollit 5×5, shpallen fituesit

Futboll

Kampionati Kombëtar i futbollit 5×5, shpallen fituesit

Më: 29 prill 2022 Në ora: 16:24
Kampionati Kombëtar i futbollit 5×5, shpallen fituesit

Është përmbyllur me sukses edicioni i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5 në zonën e Elbasanit dhe të Cërrikut, teksa janë shpallur tashmë edhe skuadrat kampione të këtyre zonave. Në zonën e Elbasanit në vendin e parë arriti të renditjes skuadra e AMG Plan Studio 5×5, e cila grumbulloi 46 pikë.

Në këtë zonë morën pjesë 10 skuadra, duke luajtur me sistem vajtje–ardhje dhe gjatë gjithë kampionatit u vu re një shpirt i lartë gare nga të gjitha ekipet pjesëmarrëse, që dhuruan shumë emocione dhe gola përgjatë sezonit. Trofeun për skuadrën fituese e dorëzoi “Mjeshtri i Madh” i futbollit, ish-portieri i Elbasanit dhe Kombëtares, Bujar Gogunja, i cili uroi edhe ekipin fitues.

Ndërsa, në zonën e Cërrikut, në një kampionat ku morën pjesë 8 skuadra, pas 16 ndeshjeve të zhvilluara, ekipi që u shpall kampion ishte MFC Genus 5×5, i cili në përfundim të sezonit grumbulloi plot 42 pikë, duke qenë superior në krahasim me skuadrat e tjera rivale.

Trofeun për skuadrën fituese e dorëzoi kryebashkiaku i Cërrikut, Andis Salla, i cili dha urimet e tij për skuadrën fituese. Sakaq, në dy të ceremonitë e trofeut mori pjesë edhe Kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Elbasan, Ilirjan File, i cili vlerësoi seriozitetin dhe dëshirën e treguar nga ekipet pjesëmarrëse në garë, duke uruar njëkohësisht që të tilla aktivitete të mbahen edhe në sezonet pasardhëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat