Francezi Adrien Rabiot e pranon se e ka treguar formën e tij më të mirë në tri vitet e para të Juventusi.
Ish-futbollisti i PSG-së ka pohuar se “tifozët e Juvës ende nuk e kanë parë formën e tij të vërtetë tek ‘Zonja e Vjetër’”, raporton ‘Goal’.
Rabiot shpreh keqardhje për mënyrën se si skuadra e tij është jashtë garës për titull të kampionit në Serie A.
Francezi nënshkroi për Juventusin në një transferim të lirë në korrik të vitit 2019 pasi i kishte mbaruar e tij me Paris Saint-Germain.
Rabiot deri tash ka bërë 126 paraqitje për ‘Zonjën e Vjetër’ në të gjitha garat, derisa ka shënuar vetëm gjashtë gola dhe gjashtë asistime.
Ai e pranon “se nuk i ka përmbushur pritjet në tre vitet e tij të para në ‘Allianz Stadium’”.