Ndeshjet në Ligën e Parë në Mal të Zi në futboll, do të vazhdojnë nesër në kuadër të javës së 32-të.
Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, do të luajë nesër (19.00) në Podgoricë ndaj Buduçnostit.
Deçiqi synon pikë nga kjo sfidë shumë e vështirë.
Pas javës së 31-të, Buduçnosti renditet në vend të dytë me 60 pikë e Deçiqi në të 3-tin me 47 sosh.