Nesër në orën 17.00 do të luhen të gjitha ndeshjet e javës së 25-të në dy ligat e dyta të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Nesër është derbi, mes skuadrës shqiptare Voska e Ohrit dhe Vardarit të Shkupit, ndërsa në Prilep takohen Pobeda dhe Bellasica dhe do të jetë “nxehtë” në të dyja ndeshjet.
Voska në tri xhirot e fundit hyn me gjashtë pikë epërsi ndaj Vardarit, kështu që nesër me triumf, madje edhe barazim, do të vulosë renditjen në play-off, që do të jetë një sukses i madh për skuadrën shqiptare.
Ndryshe, Voska luan në shtëpi me Vardarin dhe Besën deri në fund, ndërsa në xhiron e fundit është mysafire e Sileksit.
“Skuadra dje u stërvit në fushën e stadiumit të Strugës, aty ku skuadra jonë të shtunën do të mirëpret Vardarin në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të...”, shkruan në faqen zyrtare të FC Voska.