Mikel Arteta e ka lënë të hapur mundësinë për rikthimin e Hector Bellerinit.
Mbrojtësi spanjoll këtë sezon është i huazuar te Real Betisi, me marrëveshje për një sezon.
Arteta tha se Bellerin vlerësohet si lojtar i Arsenalit dhe se do të vlerësojnë në vazhdim të ardhmen e tij.
“Çdo lojtar me detyrim kontraktual me ne është lojtari ynë. Kështu që ekziston mundësia që ai të kthehet. Ne do të shohim se si ai mund të përshtatet në ekipin tonë”, tha trajneri i “Topçinjëve”.
27-vjeçari me Arsenalin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.