Giorgio Chiellini ka nevojë për një zëvendësues, ndërsa Max Allegri e ka një ide të qartë në lidhje me pasardhësin e kapitenit.
Ëndrra e madhe e trajnerit të Juventusit quhet Milan Skriniar, qendërmbrojtësi sllovak që ka kontratë me Interin deri në vitin 2023.
27-vjeçari është një nga lojtarët më të dalluar të ekipit të Inzaghit, teksa për të interesohen Manchester United e Tottenham në Angli.
Situatën e Skriniar po e monitorojnë me kujdes edhe bardhezinjtë nga Torino, që po përgatisin një ofertë për Interin.
Nga ana tjetër, në kampin zikaltër janë të bindur që shtylla e mbrojtjes, i cili është një nga të preferuarit e presidentit Zhang, do të rinovojë në fund të sezonit deri në 2026.