Barcelona do të vihet pas sulmuesit të Chelseas, Romelu Lukaku si Plan C nëse nuk ia del të transferojë Erling Haaland ose Robert Lewandowski.
Çështja epërpjekjes së klubit katalonas për ofrimin e një sulmuesi të profilit të lartë është tematizuar nga prestigjiozja "Marca".
Deri tek Plani C i Barçës ka ardhur pasi dy planet e tjera nuk janë realizuar deri më tash.
Trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann ka përsëritur dëshirën që Robert Lewandowski të qëndrojë në klub.
"Marca" kishte thënë më herët se për transferimin e norvegjezit në "Camp Nou" kishte dalë në rrugë një pengesë financiare.