Sot do të luhen të gjitha ndeshjet e xhiros së 25-të në LDFM- Perëndim. Disa ndeshje do të jenë në qendër të vëmendjes si psh mes Voskës dhe Vardarit, një derbi i madh që do të luhet në Strugë me fillim nga ora 17:00. Do të jetë një betejë deri në fund, një betejë për vendin e dytë që sjell një vend në play-off kualifikim në LPFM.
Voska ka gjashtë pikë epërsi në tre xhiro deri në fund, ndaj me fitore dhe një barazim e kryen punën. Në rast se Vardari i fiton tri pikët, në të kundërtën dy ndeshjet e fundit do të jenë interesante.
Pastaj ndeshje tjetër interesante do të zhvillohet në Dibër mes Korabit dhe Gostivarit. Sot edhe Besës i duhen pikët e ekzistenës në takimin me Veleshtën.
Sileksi mirëpret Teteksin dhe me gjasë do t’i vërë “vulë” rikthimit në elitë. Në ndeshjet e tjera takohen Besa – Veleshta, Ohrid – Kadino dhe Korabi – Gostivari.
Ndeshjet e javës së 25-të
Besa-Veleshta
Ohrid-Kadino
Korabi-Gostivari
Sileks-Teteks
Voska Sport-Vardar
TABELA: Sileks 62, Voska 55, Vardar 49, Teteks 35, Gostivari 30, Besa 29, Korabi 26, Ohrid 25, Veleshta 17, Kadino 6 pikë.