PSG e mbylli 3-3 takimin jashtë fushë ndaj Strasbourgut.
Kylian Mbappe realizoi tre gola për kampionët e Francës, teksa gabuan italianët Gigio Donnarumma te goli i parë dhe Marco Verratti, autor i një autogoli.
Strasbourg e nisi shumë mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh pas 120 sekondave lojë. Kevin Gameiro u nis bukur në krahun e djathtë dhe tundi rrjetën përballë titullarit të kombëtares italiane.
Donnarumma pësoi gol në shtyllën e tij, duke konfirmuar edhe njëherë që është shumë larg nivelit dhe rendimentit që ka shfaqur me Italinë dhe Milanin.
E disata herë që 23-vjeçari gabon, shenjë që nuk është përshtatur aspak në Ligue 1.