Superliga e Shqipërisë rikthehet sot me dy ndeshje tejet interesante të vlefshme këto për xhiron e 31 të këtij sezoni.
Dy ndeshjet e programit të sotëm do të zhvillohen me fillim nga ora 16:45, ku spikat ajo mes Vllaznisë e Skënderbeut.
Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojë edhe skuadra e Kastriotit, e cila e pret në shtëpi në stadiumin “Kamza” skuadrën e Egnatias.
Momentalisht, tabelën e kryeson skuadra e Tiranës me 66 pikë, 12 sosh më shumë se Laçi në vendin e dytë, kurse Top 4 e mbyllin Partizani dhe Kukësi me nga 46 pikë.
Në anën tjetër, në fundin e tabelës gjenden Egnatia me 34 pikë, Dinamo me 23 sosh dhe Skënderbeu me 21 pikë të tubuara.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme e gjeni më poshtë.
16:45 Kastrioti – Egnatia
16:45 Vllaznia – Skënderbeu