Prishtina - Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare

Futboll

Prishtina - Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare

Më: 30 prill 2022 Në ora: 14:12
Prishtina - Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare

Superliga e Kosovës në futboll sot dhe nesër zhvillon xhiron e 32-të të saj.

Për ditën e sotme në program janë dy ndeshje interesante.

Dueli kryesor zhvillohet në “Fadil Vokrri”, aty ku Prishtina e pret Dukagjinin.

Dy skuadrat janë në luftë për t’i ikur pozitës së barazhit dhe kjo ndeshje pritet të jetë tejet interesante.

Dueli tjetër i ditës së sotme do të zhvillohet mes Ulpianës dhe Gjilanit, me dy skuadrat që tanimë thuajse janë pa objektiva.

Lipjanasit vetëm ndonjë mrekulli i mbanë në ligë, derisa Gjilani e ka të sigurt daljen në Evropë.

PRISHTINA – DUKAGJINI

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Halimi, Mici, Pllana, Abazi, Karabeci, Boshnjaku, Mankenda, Zyba, E.Krasniqi, Hoti, Kryeziu.

Dukagjini: Muhaxhiri, Dallku, Basriu, Syla, Shala, Shabani, Ahmeti, Carioca, Gashi, Merlaku, Nikoliq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat