Real Madridi qysh sot mund të shpallet kampion në La Liga dhe ta fillojë festën në shtëpinë e tyre.
Në “Santiago Bernabeu”, skuadra nga kryeqyteti spanjoll sot e pret Espanyolin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të.
Kjo renditje nënkupton se skuadra madrilene mund të shpallet sot kampion, nëse fitojnë ose barazojnë me Espanyolin.
Deri në fund të sezonin 2021/22 në La Liga kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe katër xhiro, përfshirë edhe xhiron e kësaj jave (34).
Humbja eventuale nuk është se e rrezikon Real Madridin nga fitimi i titullit të kampionit, por festa e tyre do të shtyhej.
Megjithatë, sërish ka mundësi që mbretërit të kurorëzohen me titullin e 35-të të kampionit këtë javë.
Kjo varet nga Barcelona, e cila nesër do të përballet me Mallorcan. Nëse katalunasit pësojnë humbje ose barazojnë, Real Madridi do të shpallet edhe matematikisht kampion.