Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin “St. James Park”, ku nikoqirët gjenden në disavantazh prej një goli.
Pas 45 minutave lojë të zhvilluara, gjiganti anglez Liverpool gjendet në epërsi minimale 1:0 si mysafirë i Newcastle.
Golin e zhbllokimit të rezultatit, dhe të epërsisë për skuadrën e Jurgen Klopp e shënoi mesfushori Naby Keita, i cili shënon një gol të bukur në minutën e 19’ të ndeshjes.
Rezultati i pjesës së parë është 1:0 në favor të Liverpoolit.