“Luftë” pritet të ketë në stadiumin e Kamzës mes Kastriotit dhe Egnatias, me krutanët që tashmë kanë kthyer sytë nga Europa dhe rrogozhinasit që kërkojnë mbijetesën, për të mos u kthyer sërish në Kategorinë e Parë, pas vetëm një sezoni në elitën e futbollit shqiptar.
Ndeshja e 31-të të Abissnet Superiore mes Kastriotit dhe Egnatias do të nisë në orën 16:45 dhe transmetohet ekskluzivisht në “Supersport 4”. Tashmë trajnerët Emiliano Çela dhe Zekirija Ramadani kanë vendosur për formacionet me të cilët do të luajnë.
Formacionet zyrtare:
Kastrioti: Sali, Neziri, Dida, Selmani, Rami, Karakacci, Onanuga, Zogaj, Hasani, Greca, Kaina.
Trajner: Emiliano Çela
Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuca, Agbekpornu, Duranski, Delarge, Imeri, Jackson, Pedro.
Trajner: Zekirija Ramadani.