Amir Rrahmani ka shënuar për fitoren e thellë të Napolit, me rezultat 6:1 ndaj Sassuolos.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Rrahmani, ka shënuar në minutën e 80-të.
Koulibaly (7'), Osimhen (15'), Lazano (19'), Mertens (21' e 54') dhe Rrahmani (80') shënuan për Napolin dhe Lopez (87’) për Sassuolon.
Rrahmani u paraqit standard duke treguar lojë të madhe.
Napoli këndellet pas një barazimi e dy humbjeve.
Pas javës së 35-të në Serie A, Napoli renditet në vend të tretë me 70 pikë e Sassuolo është e dhjeta me 46.