Skuadra italiane Napoli ka shënuar sot fitore kundër Sassuolos, duke e mposhtur me rezultat të thellë 6:1 si vendas në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Pas plot 90’ minutave lojë, Napoli arriti t’i shënonte plot gjashtë gola në portën e Sassuolos, ku protagonistë në këtë fitore ishte edhe mbrojtësi Amir Rrahmani.
Ylli kosovar, njëherit edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, arriti të shënojë golin e fundit për Napolin në këtë ndeshje, respektivisht shënon në minutën e 80’ për 6:0.
Sassuolo arriti të shënojë golin e nderit në këtë ndeshje përmes Maxime Lopez, i cili shënon në minutën e 87’ për rezultatin final 6:1.
Golin e Rrahmanit e gjeni më poshtë.