Ancelotti shkruan historinë me Realin, bëhet trajneri i parë që shpallet kampion në Top 5 ligat evropiane

Futboll

Ancelotti shkruan historinë me Realin, bëhet trajneri i parë që shpallet kampion në Top 5 ligat evropiane

Më: 30 prill 2022 Në ora: 18:40
Carlo Ancelotti

Gjiganti spanjoll Real Madridi ka arritur të shpallet kamion për sezonin 2021/22, kështu duke fituar titullin e 35 të La Ligas.

Pas fitores së sotme 4:0 ndaj Espanyolit, Reali u konfirmuar si kampion i La Ligas ku kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në përfundim të këtij sezoni.

Krahas Realit që bëri histori në La Liga, trajneri i tyre Carlo Ancelotti ka arritur të shkruajë historinë në botën e futbollit.

Ancelotti bëhet trajneri i parë në histori që arrin të fitojë titullin e kampionit në secilën nga Top 5 ligat më të mira evropiane.

Ancelotti fitoi Serie A në vitin 2004 me Milanin, Premier Ligën angleze në vitin 2010 me Chelsean, Ligën 1 të Francës në vitin 2013 me Paris Saint-Germain, Bundesligan gjermane me Bayernin në vitin 2017, dhe tani La Ligan me Real Madridin në sezonin 2021/22.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat