Ferizaj u kthye me një pikë nga Prishtina, duke barazuar me rezultat 1:1 me Flamurtarin e Prishtinës, në takimin e javës së 25-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, grupi B.
“Ka përfunduar ndeshja, skuadra jonë ka barazuar në udhëtim tek Flamurtari me rezultat 1:1.
Deri në përfundim të kampionatit kanë mbetur edhe dy ndeshje, skuadra jonë pas një jave e pret në Ferizaj, KF Kikën, e më pas udhëtojmë në Pozheran tek Vllaznia.
Tani edhe zyrtarisht dihet që klubi ynë do të jetë pjesë e Superligës, andaj presim që në ndeshjen e fundit si vendas për këtë sezon ndaj KF Kikes, të jetë stadiumi i stërmbushur me tifozë dhe ta ngritim se bashku kupën e ligës së parë”, shkruan në faqen e KF Ferizaj.
Kika, Vllaznia e Vitia, tri skuadra që luftojnë për të mbetur në ligë.
Kika e Hogoshtit fiton derbin me rezultat 1:0 ndaj Vllaznisë së Pozheranit, ndërsa Vitia nuk ndalet, fiton në Prishtinë me 2:1 ndaj 2 Korriku.
Ferizaj kryeson me 56 pikë, pasojnë Vushtrria 46, Fushë Kosova 38, 2 Korriku 36, Arbëria 32, Ramiz Sadiku 31, Flamurtari 31, KIka 26, Vllaznia 25 e Vitia 22 pikë.
Grupi B
Flamurtari - Ferizaj 1:1
2 Korriku - Vitia 1:2
F. Kosova - Vushtrria 1:0
Arbëria – R. Sadiku 1:1
Kika - Vllaznia 1:0