Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Rabotniçkit. Futbollisti Doriev realizoi në minutën e 55-të nga penalltia.
Kampioni i ri, Shkupi, pësoi humbje të thellë, me 4:1 nga Bregallnica në Shtip.
Për Bregallnicën shënuan Gokiq (15’ e 48’-nga penalltia), Stojanov 75’) e Altiparmakovski (90’) dhe për Shkupin Adetunj (29).
Pas javës së 30-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Shkupi kryeson me 71 pikë, Shkëndija renditet dyta me 59 etj.