Real Madrid, me fitoren 4-0 të marrë kundër Espanyol, është shpallur kampion i Spanjës për herën e tridhjetepestë në historinë e klubit.
Arkitekti i këtij triumfi ka qenë Carlo Ancelotti, i cili ka folur për sezonin e bërë nga lojtarët e tij në një intervistë të dhënë për Real Madrid TV.
“Emocioni është i madh për mua. Sezoni ka qenë spektakolar. Shumë i rregullt dhe koherent. Duhet të falënderoj lojtarët për punën dhe mentalitetin e tyre”, ka thënë trajneri italian.
“Tani duhet të festojmë, jo të flasim. Dua të festoj. e gjitha kjo më mbush me krenari. Më pëlqen shumë puna që bëj dhe mund të them se jam krenar. Dua ta vazhdoj të fitoj tituj me Real Madrid”.
Nuk mund të mungonte edhe një koment për gjysmëfinalen e kthimit të Champions League kundër Manchester City-t, me anglezët që e kanë fituar ndeshjen e parë 4-3. “U them tifozëve ‘Të mërkurën duhet të kemi këtë atmosferë”.