Eros Grezda ka arritur të rikthehet te goli në ndeshjen e sotme që skuadra e tij Shibenik ka zhvilluar kundër Rijekës në Ligën Kroate.
Grezda realizoi golin e tretë të sfidës në minutën e 35-të të takimit kur shifrat ishin të ndalura në baraspeshë.
Sulmuesi kuqezi shfrytëzoi një top të mbetur në zonë të cilin e finalizoi me sukses për t’i dhënë avantazhin momental skuadrës së tij.
Ky është goli i dytë në kampionat për Grezdën, i cili rikthehet kështu të gjej rrugën e rrjetës.
Ndeshja mes Sibenik dhe Rijekës është e ndalur në barazim 2-2 pas 45 minutave të para.
Shibenik 2-2 Rijeka
Mesa 27’, Grezda 35’/ Drmiç 12’, Paviçiç 37.