Ndeshje për infarkt mes Spezia-s dhe Lazio-s. Ndeshje për t’u mbajtur mend, e cila u fitua nga Lazio në minutën e fundit me rezultat 4:3.
Portieri Thomas Strakosha u paraqit titullar sikurse edhe Rey Manaj për Spezian.
Për Lazio-n shënuan Immobile (33'-nga penalltia), Provedel (54'-autogol), Milinkoviq (68') e Acerbi (90') dhe për
Spezia-n shënuan Amian (9'), Agudelo (35'), Hristov (56').
Manaj u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 64-të e u zëvendësua në minutën e 89-të.
Pas javës së 35-të në Serie A, Lazio zë vendin e 5-të me 59 pikë e Spezia e 16-ta me 33.