Futbollistët e Sileksit kanë fituar titullin kampion në Ligën e dytë-Perëndim. Ata mposhtën Teteksin me rezultat 2-0 dhe dy javë para përfundimit të kampionatit siguruan vendin e parë, shkruan Open-TV.
Sileksi vetëm pas një viti pauze rikthehen në elitën e futbollit vendor.
Mesfushori me përvojë nga Kumanova dhe njëri nga lojtarët më të mirë të Sileksit, Burhan Aliji nuk luajti, për shkak të një dëmtimi.
Pas ndeshjes, ai u shpreh i lumtur.
“Natyrishtë që po, sepse u bëm kampion dhe po kthehemi aty ku e kemi vendin. Ishte një sezon i shkëlqyeshëm, kemi pasur ndeshje shumë të mira dhe jemi krenar me ekipin”, deklaroi Aliji.
“Megjithate këtu nuk do të ndalemi, pasi Sileksi e dëshiron edhe kupën. Jemi fitues aktual dhe në finale kundër Makedonija GJP me 20 maj të triumfojmë në mënyrë që të fitojmë kurorën e dyfishtë”, pëfundoi Burhan Aliji.
Sileksi është në vendin e parë me 65 pikë, dhjetë më shumë se e dyta Voska Sport.