Betim Fazliji po vazhdon me paraqitje te mira te St Gallen në Superligën e Zvicrës.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, po luan si mesfushor më shumë këtë sezon te klubi zviceran.
Ai ka arritur të shënojë gol në ndeshjen e fundit ndaj Servettes, ndeshje që u mbyll 2-0 në të mirë të mysafirëve.
Fazliji shënoi gol të bukur nga jashtë zonës me një goditje të jashtëzakonshme.
Ky ishte goli i dytë i Fazlijit këtë sezon në elitën e futbollit zviceran.