Samir Handanoviq dhe Inter do ta vazhdojnë rrugëtimin e tyre së bashku edhe për një sezon.
Kampionët në fuqi të Italisë i besojnë ende portierit të tyre, pavarësisht moshës.
Madje kontrata 1-vjeçare do të ketë opsion edhe për një sezon tjetër, pra deri më 30 qershor 2024.
Këtë muaj pritet të ketë një takim të drejtuesve të Interit me agjentin Fali Ramadani, për të konkretizuar marrëveshjen.