Ish-trajneri i Interit pranë shkarkimit

Futboll

Ish-trajneri i Interit pranë shkarkimit

Më: 1 maj 2022 Në ora: 11:29
Ish-trajneri i Interit pranë shkarkimit

Humbja ndaj Veronës ditën e djeshme me rezultatin 1-2, mund t’i kushtojë shumë Valter Mazarrit dhe sezonit të Kaljarit.

Ekipi nga Sardenja është gjithmonë e më pranë rënies në Serinë B dhe drejtuesit po mendojnë seriozisht largimin nga detyra të Mazarrit në këto javë të fundit të kampionatit.

Janë orë relativisht të “nxehta” për klubin sard të cilët duhet të marrin një vendim përfundimtar për ish-teknikun e Interit dhe të Napolit.

Aktualisht, Kaljari ndodhet në vendin e 17-të me 28 pikë të grumbulluara, pozicion që e shpëton nga rënia, por Seria B ndodhet vetëm -3 pikë larg, me Salernitanën e vendit të 18-të për të zhvilluar dy ndeshje më shumë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat