Manchester City beson se Pep Guardiola do të nënshkruajë një kontratë të re këtë verë, edhe nëse ai e fiton Ligën e Kampionëve.
Guardiola ka edhe një sezon të mbetur në kontratën e tij aktuale, por tashmë janë zhvilluar bisedime me agjentin dhe vëllait e tij, Pere për zgjatjen e qëndrimit të tij në Etihad deri në vitin 2025.
Dhe mesazhi ishte se katalanasi do të ketë punë të papërfunduar në Mançester edhe nëse City bëhet kampion i Evropës muajin e ardhshëm.
Ka pasur raportime se Guardiola do të largohet nëse ai ngre Champions League për herë të parë si trajner pa pasur Lionel Messin në ekipin e tij. Por Guardiola beson se skuadra që ai ka ndërtuar ende nuk e ka arritur kulmin.