Juventusi është në kërkim të përforcimeve dhe së fundmi i ka hedhur sytë nga PSG, që pritet të ketë një riformatim në verë.
Tuttosport shkruan se bardhezinjtë janë të interesuar për mesfushorin argjentinas, Leandro Paredes. Për këtë kanë nisur edhe kontaktet e para.
Një ngërç për momentin është paga e Paredes, pasi te PSG ai përfiton 7 milionë euro.
Juventusi ka kërkuar që ai të ulë pretendimet financiare.