Disa ditë më parë e akuzoi Interin antik për sa i përket stilit të lojës, ndërkohë që mjaftuan disa zëvendësime dhe ekipi u rrëzua keqazi ndaj Bolonjës. Arrigo Sacchi rikthehet të analizojë garën e titullit dhe konceptet nuk pranon t’i ndryshojë.
"Milani ka fatin e tyre në dorë dhe mund t’ia dalin nëse luajnë si skuadër, mbrojnë e sulmojnë me 11 lojtarë dhe të mos i zërë paniku.
Në jetë, e jo vetëm në futboll, fitoret arrihen me strategji.
Taktika nuk mjafton gjithmonë", ka thënë Sacchi.