Llapi - Ballkani, formacionet

Futboll

Llapi - Ballkani, formacionet

Më: 1 maj 2022 Në ora: 14:22
Llapi - Ballkani, formacionet

Sot (e diel) janë në orar për t’u zhvilluar edhe tri ndeshje në kuadër të javës së 32-të në BKT Superligën e Kosovës.

Gjatë të shtunës u zhvilluan dy ndeshje, ndërsa sot pritet të luhen edhe tri ndeshje për të kompletuar xhiron e 32-të.

Ndeshja më interesante padyshim që do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku Llapi pret Ballkani.

Klubi nga Theranda mund të shpallet sot kampion i këtij sezoni në rast fitoreje, por do të bëhej edhe me një barazim, në rast se Drita nuk fiton ndaj Drenicës.

Drita është nikoqire e Dritës në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, me drenicasit që kanë shumë nevojë për pikë.

Ndeshja e fundit, por jo nga rëndësia pritet të zhvillohet në Drenas, ku Feronikeli i rënë nga liga pret Malishevën, e cila imperativ të vetëm ka tri pikët, pasi lufton për t’i ikur zonës së barazhit.

Llapi – Ballkani 15:00

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli; Idrizi, Prenci, Neto, Emini; Shabani, Krasniqi, Ramadani; Rivera; Selmani, Veliu;

Ballkani: Frashëri; Ar.Thaqi, Hoxha, As.Thaqi, Potoku; Dellova, Kuc; Korenica, Gripshi, Krasniqi; Baftiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat