Juventusi arkëton tre pikë domethënëse, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Venezia.
Një fitore shumë e vështirë por shumë e ëmbël në kuadër të javës së 35-të të Serie A.
Futbollisti Leonardo Bonucci është protagonist i fitores, duke shënuar në minutën e 7-të e 76-të.
Aramu (71') shënoi për Venezian.
Juventusi është në vend të katërt me 69 pikë e Venezia në fund me 22 sosh.