Ruzhdi Statovci fiton edhe një mandat postin e kryetarit

Futboll

Ruzhdi Statovci fiton edhe një mandat postin e kryetarit

Më: 1 maj 2022 Në ora: 15:56
Ruzhdi Statovci fiton edhe një mandat postin e kryetarit

Në Frankfurt, u mbajt Kuvendi i rregullt zgjedhor i Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani. 

Ruzhdi Statovci fiton edhe një mandat postin e kryetarit. ë punimet e Kuvendit morën pjesë edhe krerët e FFK-së, Agim Ademi, president dhe Taulant Hodaj, UD sekretar i përgjithshëm. 

Nga 48 delegatët e zgjedhur për Kuvendin e tetë të rregullt zgjedhor të FFSHGJ-së, dje, në Frankfurt am Main, morën pjesë 38 delegatë, të cilët pas miratimit të ndryshimeve në Statut dhe në Rregulloren e punës së Kuvendit shqyrtuan dhe aprovuan edhe Raportin e punës së kaluar 4-vjeçare si dhe Raportin e arkës për këtë periudhë. Më pastaj me votim të fshehtë dhe shumë demokratik, postin e kryetarit të FFSHGJ-së edhe për një mandat e fitoi Ruzhdi Statovci.

Kryesia e Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani e zgjedhur në Kuvendin e saj të mbajtur me 28 janar 2018, në Frankfurt, ka punuar me përkushtim të madh në realizimin e detyrave të besuara dhe të gjitha atyre detyrave që parashihen me Statutin e Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani.

Para fillimit të punimeve të pranishmit i përshendeti Ruzhdi Statovci, kryetar i deritashëm sikurse edhe Presidenti i FFK-së, Agim Ademi i cili pasi i përshëndeti të pranishmit, bëri një rikapitulim të bashkëpunimit që ka FFSHGJ me FFK në zhvillimin e disa aktiviteteve të përbashkëta dhe përkrahja që gëzon FFSHGJ-ja nga FFK-ja duke përmendur edhe shembuj konkret.

Kryesuesi i Kuvendit, Miftar Dragidella, duke hapur punimet e Kuvendit të rregullt zgjedhor të FFSHGJ-së, falënderoj FFK-në e sidomos presidentin Agim Ademi i cili tash e 30 vjet është i inkuadruar në të gjitha proceset e bashkëpunimit shumë të suksesshëm mes FFK-së dhe FFSHGJ-së e sidomos për përkrahjen e tij sa ishte nënkryetar dhe tash si president i FFK-së.

Në Raportin e punës së kaluar katërvjeçare thuhet se kjo kryesi me mjaft sukses, përkundër situatës me pandemi, ka organizuar për çdo vit garën për Kupën e Kosovës në Gjermani duke tubuar klubet shqiptare që veprojnë në Gjermani, Shpalljen e sportistëve të vitit, Ligën shqiptare në futsallë, dërgimin në Kosovë të ekipit fitues të Kupës në Gjermani për të zhvilluar ndeshjen e supërkupës Kosovë – Diasporë si dhe ndeshje tjera miqësore me klube dhe seleksione nga shtetet e Evropës.

Edhe Raporti i arkës, edhepse mjaft simbolik kishte mundësuar zhvillimin e aktiviteteve të planifikuara, duke mbyllur periudhën katërvjeçare me një bilanc pozitiv prej afro 3.000,00 euro.

Qëllimi kryesor i kuvendeve të rregullta zgjedhore janë zgjedhjet për orgnaet drejtuese. Kështu ndodhi edhe me aktivitetin e FFSHGJ-së që nga shpallja e zgjedhjeve ngase interesimi ishte i madh për të fituar postin e kryetarit. Pos Ruzhdi Statovcit i cili vendosi që të kandidojë edhe për një mandat, në garën zgjedhore sivjet u futën edhe Bujar Neziri, kryetar i FC Kosova Düsseldorf dhe Arben Kelmendi, nga FC Kosova München. Ky i fundit në ditën e mbajtjes së Kuvendit nuk ishte i pranishëm në Kuvend, pasi që klubi i tij FC Kosova München u tërhoq nga ardhja në punimet e Kuvendit zgjedhor. Pasi që Arben Kelmendi edhepse kishte dërguar me shkrim kandidaturën dhe nuk u paraqit në mbledhjen e Kuvendit, në bazë të nenit 8 të Statutit të FFSHGJ-së ai u hoq nga lista e votimit duke mbetur në garë vetëm dy kandidatë: Ruzhdi Statovci dhe Bujar Neziri.

Pas votimit të fshehtë u konstatua se për Ruzhdi Statovcin kishin votuar 24 delegatë, kurse për Bujar Nezirin 14. Me këtë Komisioni zgjedhor konstatoi se Ruzhdi Statovci është zgjedhur edhe për një mandat kryetar i FFSHGJ-së.

Menjëherë pas rizgjedhjes së tij për kryetar të FFSHG-së, në bazë të nenit 10 të Statutit të FFSHGJ-së ai propozoi kandidatët e mundshëm për Kryeisnë e re. Nga 8 kandidatë tjerë sa duhej të zgjidhen ai kishte propozuar 6 duke i lënë mundësinë që delegatët e Kuvendit të propozojnë edhe dy të tjerë. Propozimet e Ruzhdi Statovcit për anëtar të Kryesisë ishin: Enver Muzliukaj, Mustafë Bellaina, Sadik Murseli, Haki Qallakaj, Afrim Osmanaj dhe Mahir Gurgule kurse për sekretar Miftar Dragidella. Pastaj nga delegatët u propozuan edhe Arbër Haziri dhe Enis Loga. Pas kompletimit të të propozuarëve Kuvendi me vota unanime pa asnjë votë kundër e zgjodhi kryesinë e re të FFSHGJ-së.

Si dëshmi se ishte një Kuvend shumë i suksesshëm dhe demokratik dëshmon edhe numri i madh i delegatëve që diskutuan: Ruzhdi Statovci, Enver Muzliukaj, Sadik Murseli, Mustafë Bellaina, Bujar Neziri, Riza Aliu, Isuf Gashi, Miftar Dragidella, Refki Ahmeti, Avni Isufi, Krenar Hasi, Sylë Jashari, Afrim Osmanj, Bekim Beqiri, Shpetim Mushkolaj, Enver Qitaku etj.

Një raport më të gjërë nga aktivitetet e FFSHGJH-së në periudhën e kaluar 4-vjeçare do ta lexoni në ditët e ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat