Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, ka treguar lojë të mirë për Reims-in, ku shënuan fitore në udhëtim me rezultat 2:1 ndaj Lorientit.
Arbër Zeneli vlerësohet me notë 7.2 nga faqja e specializuar “Sofascore”.
Lojtar i ndeshjes është Toure i Reims, me notën 8.4.
Zeneli shënoi në minutën e 17-të e Toure në atë të 59-tën, ndërsa për Lorientin Moffi (32').
Pas javës së 35-të, Reims renditet në vend të 12-të me 43 pikë e Lorient është i 16-ti me 34 sosh.