Zikaltërit kërkojnë fitoren për të qëndruar në garën për titull!
Interi përballet sot në një ndeshje tepër rëndësishme për zikaltërit në garën për titullin në Serinë A, ku si kundërshtar gjejnë sot skuadrën e Udinezes në stadiumin “Dacia Arena”.
Suksesi i Milanit përball Fiorentinës i ka vendosur zikaltërit në presion, ku vetëm fitorja mund t’i mbajë ende në garën për titullin kampion.
Te Interi rikthehet Handanoviç në port, ndërsa Simonë Inzagi shpreson te Xheko dhe Lautaro për golat e suksesit. Nga ana tjetër Udineze do të kërkojë të bëjë surprizën në shtëpi me anë të arritjes së një rezultati pozitiv.