Ish-agjenti i njohur në botën e futbollit, Mino Raiola, vdiq dje pas një sëmundje të rëndë.
Përveç shumë futbollistëve tjerë, edhe Paul Pobga ishte nën menaxhimin e Raiolas.
Mesfushori francez përmes një postimi në “Instagram” ka thënë se 54-vjeçari do të jetë përgjithmonë në zemrën e tij.
“Gjithmonë në zemrën time. Faleminderit Mimi”, ka shkruar Pogba.