Xhaka me Arsenalin fitojnë derbin londinez

Futboll

Xhaka me Arsenalin fitojnë derbin londinez

Nga: K. G. Më: 1 maj 2022 Në ora: 19:23
Xhaka me Arsenalin fitojnë derbin londinez

Arsenali merr tre pikë të mëdha në konak të West Ham-it dhe rikthehet në pozitën e katërt në Premier League.

Futbollisti Granit Xhaka u paraqit titullar në fitoren e Arsenalit, me rezultat 2:1 ndaj West Ham.

Derbi londinez u karakterizua me rivalitet të madh deri në fund.

Për Arsenalin shënuan Holding (38'), Gabriel (54') dhe për West Ham Bowen (45').

Arsenali renditet në vend të katërt me 63 pikë e West Ham në të shtatin me 52 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat