Barcelona me tre pikë të reja kalon në pozitën e dytë në kampionatin spanjoll.
Katalunasit shënojnë fitore me rezultat 2:1 ndaj Mallorca-s, në takimin e javës së 34-të.
Mysafirët u përpoqën të befasojnë por këtë nuk e lejuan djelmoshat e trajnerit Xavi.
Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, mungoi në këtë sfidë për Mallorca-n, për shkak të kartonëve.
Për Barcelonën shënuan Depay (25') e Busquets (54') dhe për Mallorca-n Raillo (79').
Barcelona është në vend të dytë me 66 pikë e Mallorca në të 16-tin me 32.