Në Kroaci bëjnë gjestin prekës për shqiptarin e Kosovës

Futboll

Në Kroaci bëjnë gjestin prekës për shqiptarin e Kosovës

Më: 2 maj 2022 Në ora: 14:06
Në Kroaci bëjnë gjestin prekës për shqiptarin e Kosovës

Dy futbollistët shqiptarë të Kosovës, Suad dhe Emir Sahiti pësuan një humbje të rëndë ditët e fundit, ku nëna e tyre u nda nga jeta.

Skuadra ku luan Suadi, Shibeniku nga Kroacia, ku gjithashtu luan dhe mesfushori i Shqipërisë, Eros Grezda, ka bërë një gjest të bukur dhe në të njëjtën kohë prekës për sulmuesin.

Gjatë festimit të golit të shënuar, lojtarët e skuadrës u mblodhën së bashku duke mbajtur dhe fanellën e Sahitit në duar.

Në postimin e faqes zyrtare të klubit në “Instagram”, Shibenik shkruante: "Me mendjen te ty Suad Sahiti. Mbahu fort, portokallinjtë e tu!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat