Ansu Fati u rikthye më në fund në ekipin e Barcelonës pas 101 ditësh pauze, shkaku i lëndimit.
Tash e tutje, trajneri Xavi Hernandez do ta ketë në dispoziocion edhe një sulmues, i cili shihet si e ardhme e gjigantit katalunas.
“Është një lojtar special, për momentin e shoh më shumë si një ‘9’ sesa në krahë. I mungon ritmi, por jam i lumtur për të”, ka thënë Xavi pas rikthimit të sulmuesit të ri në fitoren 2:1 ndaj Mallorcan fundjavën që shkoi.
Kjo nënkupton se dy sulmues janë “tepricë” tek Barcelona dhe se ata duhet të largohen gjatë verës.
Pierre-Emerick Aubemeyang është i paprekshëm, njëjtë si Ferran Torres e Adama Traore.
Gjithashtu, Barça po planifikon ta marrë edhe një sulmues, i cili mund të jetë Robert Lewandowski.
Prandaj, më shumë gjasa për t’u larguar nga “Camp Nou” kanë sulmuesit holandezë, Memphis Depay dhe Luuk de Jong.