Rusisë i është ndaluar të konkurrojë në Euro 2022 për femra të kësaj vere, raporton BBC, përcjell Bota sot.
Klubet ruse gjithashtu do të përjashtohen nga garat e UEFA-s sezonin e ardhshëm, ka konfirmuar organi qeverisës i futbollit evropian.
UEFA ka njoftuar gjithashtu se oferta e Rusisë për të pritur turneun e meshkujve Euro 2028 ose Euro 2032 tani është e papërshtatshme.
Sanksionet vijnë pasi pushtimi rus i Ukrainës vazhdon.