Lojtari konfirmon largimin nga Dortmund

Futboll

Lojtari konfirmon largimin nga Dortmund

Më: 2 maj 2022 Në ora: 20:06
Axel Witsel

Axel Witsel ka konfrmuar largimin nga Borussia Drotmund.

Witsel ka konfirmuar se do të largohet nga ‘Signal Iduna Park’, në fund të këtij sezoni, pas përfundimit të kontratës.

“Jam i gëzuar që kalova katër vite të shkëlqyera këtu dhe i mërzitur që do të largohem, por ka ardhur koha për një eksperiencë tjetër”, tha belgu.

Lojtari u pyet nëse do të rikthehet në Belgjikë, ai u përgjigj:

“Jo ende është herët të rikthehem në vendlindje”.

Mediat në Gjermani po raportojnë se e ardhmja e Witsel lidhet me Amerikën dhe Italinë.

Witsel në katër vite me Borussia Dortmund ka zhvilluar 413 ndeshje ku ka shënuar 13 gola dhe ka regjistruar gjashtë asistime

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat