Memphis Depay ka konfirmuar se do të mbetet te Barcelona.
Pasi kontrata e holandezit me katalunasit skadon në verën e vitit të ardhshëm, e ardhmja e tij u vu në pikëpytje.
Më herët u raportua se Barcelona do ta shesë Depayn gjatë afatit kalimtar të verës, por tani kjo duket se nuk do të ndodhë.
28-vjeçari ka treguar se dëshiron të vazhdojë karrierën te skuadra nga “Camp Nou”.
“Kam ardhur këtu duke dashur të luaj për ekipin. Unë dua të jem i rëndësishëm për ekipin vitin e ardhshëm dhe për disa vite të tjera”, ka deklaruar Depay.