​Kjo është skuadra ku mund të përfundojë Mohamed Salah

Futboll

​Kjo është skuadra ku mund të përfundojë Mohamed Salah

Më: 3 maj 2022 Në ora: 10:32
Salah

Sulmuesi i Liverpool-it, Mohamed Salah raportohet se është i tunduar nga mundësia për të provuar një sfidë të re në ndonjërën nga skuadrat e mëdha evropiane.

Pavarësisht një periudhe të gjatë negociatash, ish-lojtari i Romës dhe i Chelseat ende nuk kanë arritur marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e tij në “Anfield” përtej fundit të sezonit të ardhshëm.

Kontrata e re e Jurgen Klopp deri në vitin 2026 çoi në një optimizëm të r ipër një zgjatje të mundshme të kontratës Salah, i cili ka lënë të kuptohet se dëshiron të qëndrojë përderisa kushtet e tij do të plotësoheshin.

Megjithatë, egjiptiani do të bëhet një lojtar i lirë në më pak se 18 muaj siç janë gjërat për momentin, duke e lënë Liverpoolin në një situatë të ndërlikuar përpara afatit kalimtar të verës.

Salah në të kaluarën e afërt refuzoi të përjashtonte një kalim te Real Madridi ose Barcelona në vitin 2020, por tani duket interesimi i këtyre dy skuadrave është zbehur.

“Los Blancos” janë ende duke punuar për një marrëveshje për të sjellë në skuadër Kylian Mbappen në klub nga PSG, ndërsa problemet financiare të Barcelonës shihen si pengesë për kalimin e Salah në “Camp Nou”.

Nëse Real Madridi arrin një marrëveshje me Mbappen, kampionët e Ligue 1 do të shikojnë për një zëvendësues për 23-vjeçarin.

Tani, “The Telegraph” raporton se Liverpooli do të konsiderojë shitjen e Salah në merkaton e ardhshme nëse ai dështon të pajtohet për të ardhmen e tij në klub, dhe ai mund të joshet nga një lëvizje në PSG.

Perspektiva për t'u lidhur me Lionel Messin dhe Neymarin në një vijë të parë të sulmit të mbushur me yje mund të tërheqë 29-vjeçarin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat