Milani është në kërkim të përforcimit të organikës së tij dhe reparti ofensiv është një nga pikat ku është përqendruar merkatoja e kuqezinjve.
Në radarët e drejtuesve, sipas “ESPN”, ka përfunduar Xhesi Lingard, sulmuesi i Mançester Junajtidit, që do të lërë klubin anglez këtë verë, kur i skadon edhe kontrata.
Transferimi me parametër zero e bën 29-vjeçarin të preferuar për shumë nga klubet europiane, përfshirë këtu edhe Juventusin dhe konkurrenca që duhet të mposhtë Milani është e shumtë.
Nga ana e tij anglezi nuk do ta refuzonte një aventurë të re në Itali, pasi e vlerëson Serinë A si kampionatin e duhur për të ringjallur karrierën e tij.