Si lider i grupit, Blerim Xhemaili, drejtoi Zurich-un drejt titullit të kampionit të Zvicrës.
Legjenda e klubit është rikthyer në fronin e Superligës një vit e gjysmë pas kthimit në Zurich.
“Kur u ktheva, gjithçka që mund të bëja ishte të humbisja. Por tani kam fituar”, thotë Xhemaili dhe shton: “Është një kënaqësi e madhe.
Renditja e legjendave të Zurich, sipas "Blick".
Unë munda të kontribuoja shumë në këtë sukses.
Dhe unë jam shumë krenar që e drejtoj Zuruch përsëri në Helvetiaplatz".
Me tre tituj kampion tani, Xhemaili më në fund e ka bërë veten legjenda më e madhe e Zurich-ut e kohëve moderne. Në renditjen e përditësuar të mediumit zviceran "Blick" të lojtarëve më të mëdhenj të FCZ të të gjitha kohërave, Xhemaili tani shfaqet direkt pas ikonave Köbi Kuhn, Karl Grob, Rosario Martinelli dhe Fritz Künzli.
Renditja
1.Köbi Kuhn (i ndjerë), 6 herë kampion, 5 herë fitues i kupës, 555 ndeshje.
2 Grob (i ndjerë), 5 herë kampion, 4 herë fitues i kupës, 709 ndeshje.
3. Rosario Martinelli (i ndjerë), 6 herë kampion, 5 herë fitues i kupës, 479 ndeshje.
4. Fritz Künzli (i ndjerë) 2 herë kampion, 4 herë fitues i kupës, 363 ndeshje.
5. Blerim Xhemaili, 3 herë kampion, 1 herë fitues i kupës, 170 ndeshje.