Rikthimi i Del Pieros

Futboll

Rikthimi i Del Pieros

Më: 3 maj 2022 Në ora: 12:35
Rikthimi i Del Pieros

“Kthimi i Del Pieros te Juventusi do të ishte një ëndërr. Nuk e di se sa mund ta ndihmojë ekipin e Allegrit, por do të ishte një ëndërr për të gjithë tifozët”.

Kështu, Federica Pellegrini, tifoze e madhe e Juventusit, kampione e Italisë në not, foli për “Supertele” në Dazn për rikthimin e mundshëm në klub të kapitenit historik.

E nisi me sezonin që po mbyllet: “Për mënyrën se si filloi, mund të jem e kënaqur me kampionatin. Kam marrë pjesë në Juventus-Inter këtë sezon, e cila, përveç rezultatit fatkeq, ishte një ndeshje e bukur. Si sportiste më pëlqen t’i shoh ndeshjet në stadium”.

Ish-kampionia e notit më pas komentoi rritjen e profesionalizmit në futbollin e femrave: “Përfaqëson fillimin e një epoke të re për ato vajza që si unë e kanë bërë sportin e tyre një arsye jetese.

Shpresoj që profesionalizmi në futbollin e femrave mund të sjellë dinjitet në punën e grave. Shpresoj që shumë sporte të tjera të mund të bëjnë të njëjtën gjë. Kjo është e ardhmja”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat