Sipas asaj që raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, klubi francez është i gatshëm t’i ofrojë Milanit 70 milionë euro për portugezin, kompletuar me një kontratë 6 milionë euro në sezon.
Klubi italian është gati të thotë “jo” dhe të ngrejë murin, pasi e konsideron Leao-n një kapital mbi të cilin do të vërë bast edhe në vitet e ardhshme.
Milani është gati të përmbushë kërkesat e Rafael Leao-s në lidhje me rinovimin e kontratës, pasi ka paraqitur ofertën e parë prej 4.5 milionë eurosh.
Në tryezë ka një ofertë prej 4.5 milionë euro në vit, deri më 2026. Kërkesa e agjentit Mendes është pak më e lartë, por do të gjendet një zgjidhje për ta mbyllur rinovimin.
Milani do të donte gjithashtu të merrte Renato Sançes, po ashtu të menaxhuar nga Mendes. Sapo të përfundojë transferimi i klubit te pronari i ri, ata do të tentojnë ta mbyllin marrëveshjen me mesfushorin portugez të Lille-s.