Skuadra e Real Madridit zhvillon sot një seancë stërvitore para ndeshjes kundër Man. Sitit. ‘Los Blancos’ presin skuadrën e Man. Sitin për ndeshjen e dytë gjysmëfinale, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Para kësaj ndeshje, Reali ka disa telashe me lëndimet.
Në fillim të seancës stërvitore nuk janë parë David Alaba, Eden Hazard e as Gareth Bejll. Karlo Ançeloti duhet të gjejë alternativat e tij për këto mungesa, ndërsa më e rëndësishmja për trajnerin është ajo e David Alaba-s.
Real Madrid duhet të përmbysë rezultatin e sfidës së parë, nëse duan biletën për finale. Ata humbën ndeshjen e parë me rezultatin 4:3.